Laborator hungarez në Prishtinë – testohen të gjitha variantet e Covid-19, njihen ndërkombëtarisht

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 11:51 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë është bërë hapja e laboratorit hungarez “IPL Neumann Labs”, laborator ky që do të kryejë testime për të gjitha variantet e Covid-19, teste këto që do njihen ndërkombtarisht, raporton Ekonomia Online.

Musa Ahmet, drejtor i këtij laboratori, ka sqaruar se mostrat e marra në Kosovë do të përpunohen në Budapest.

“Ky laborator vjen si rezultat i bashkëpunimit nga fusha e mikrobiogjisë, sidomos për testet e PCR, të cilat do të përpunohen në Budapest dhe mostrat janë marrë në Kosovë”.

“Këto rezultate do të njihen ndërkombtarisht në të gjithë botën, por edhe testimet të bëhen te të gjitha varianteve Covid-19″, tha ai.

Gabor Kalman, përfaqësues i “Neuman Diagnostic” për Ballkan tha se kanë një përvojë afatgjatë mbi 20 vjeçare në këtë lëmi dhe se bashkëpunimi me kosovarët është edhe një sukses tjetër i tyre.

“Neuman Labs ka diagnostikuar sëmundje nga më të ndryshmet dhe ne nuk jemi këtu për një sukses te shkurtër, por më afatgjatë duke përfshirë bashkëpunim tutje”, tha Kalman.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozev Bence tha se pandemia vazhdon akoma sado që numri i rasteve ka shënuar ulje, duke besuar se laboratori do t’i shërbejë bashkëpunimit të mirëfilltë të të dyja vendeve.

“Numri i rasteve me Covid është duke rënë por prapë kemi pasur shumë të vdekur, por që ky laborator do shërbej si një bashkëpunim i mirëfilltë i vendeve”, tha ai.

Doktoresha Etleva Lala, tha se ky laborator do shërbej si fillim i mbarë dhe një shpresë për përmasimin e shëndetit jo vetëm në Kosovë, por në mbarë rajonit.

“Ky laborator shërben si  një bashkëpunim dhe një fillim që duket i vogël por një shpresë e madhe për përmasimin e shëndetit në rajonin tonë dhe jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin”, tha ajo.

Të ngjashme