Lagjja e Spitalit mbetet pa ujë të pijshëm përkohësisht

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Banorët e lagjes së Spitalit në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm përkohësisht.

Kjo pasi ka pasur një rrjedhje të madhe të ujit në rrugën “Holger Petersen”, njofton Klankosova.tv.

“Banorët e lagjes së Spitalit, tash për tash janë pa ujë të pijshëm, për shkak të një rrjedhje të madhe të ujit në rrugën ” Holgen Petersen” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Furnizimi me ujë rikthehet pas përfundimit të sanimit” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Të ngjashme