Lajçak i krahason Ramën e Thaçin me fëmijë të klasës së shtatë

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 19:15 | Nga

Miroslav Lajçak, Ministër i Jashtëm i Sllovakisë ka komentuar ashpër deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse nuk do të ketë përparim në procesin e integrimit.

Në një shkrim për gazetën serbe Danas, Lajçak thotë se retorika e ashpër e të kaluarës në Ballkanin Perëndimor nuk i zgjidh problemet, përkundrazi i vonon ato.

Megjithëse BE ka dhënë një vizion të qartë të rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt Europës, ekziston “një nacionalizëm i rrënjosur thellë” thotë Ministri i Jashtwm sllovak, sipas të cilit, thirrjet “për shtete të pastra etnikisht dhe për bashkim të kombit nën një flamur me shqiponjën me dy krena, e zezë apo e bardhë qoftë, duhet të shihen si një thirrje që BE ta bëjë më me vendosmëri rolin e saj të arbitrit”.

Në shkrimin për gazetën serbe Danas, Lajçak shpjegon se BE pati dëshirën e mirë për të besuar në përpjekjet e qeverive për të përmbushur kushtet e integrimit, por tani situata është e tillë që “nuk mund të kuptohet ndryshe, veçse si shantazh”.

Lajçak i krahason Ramën dhe Thaçin me fëmijë të klasës së shtatë, “që nuk kanë frikë dhe ndjehen të fortë, këmbëngulin me çdo kusht të jenë pjesë e skuadrës së futbollit të shkollës, përndryshe kërcënojnë se do djegin shkollën”.(Lapsi.al)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme