Lajçak takon komandantin e KFOR-it, Franco Federici

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, Franco Federici në kuadër të vizitës së tij tre ditore në Prishtinë raporton Gazeta Express.

Lajcak në këtë takim është shoqëruar nga Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Komandanti i KFOR-it, Franco Federici ka mirëpritur në selinë qendrore të KFOR-it, Përfaqësuesin Special për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak me rastin e vizitës së tij në Kosovë së bashku me Shefin e Zyrës së BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Të ngjashme