Lajm i gëzueshëm për Bedri Hamzën: Vajza e tij diplomon në nivelin Master në Pragë të Çekisë

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Familja e kryetarit të ri të Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka pasur gëzim, pasi vajza e tyre ka diplomuar në nivelin Master.

Vajza e tij, Djellza ka diplomuar në Universitetin Teesside, në kryeqytetin e Republikës Çeke. Hamza përmes një postimi ka shprehur gëzimin e tij për këtë arritje të bijës së tij.

Postimi i plotë:

Asnjë arritje në jetë, nuk e ka peshën e gëzimit aq sa suksesi i fëmijëve!

I lumtur dhe krenar, ta jetoj sot diplomimin e Djellzës, në Universitetin Teesside, me gradën magjistre e shkencave kompjuterike. Djellza, uroj që Ty dhe gjithë fëmijëve të Kosovës, asnjëherë të mos u mungoj suksesi dhe shëndeti!

Të ngjashme