Lajm i keq për personelin shëndetësor, nuk do t’i marrin shtesat këtë muaj

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Shtesat me nga 300 euro për muajt korrik dhe gusht, nuk do t’i gëzojnë personeli shëndetësor në fund të këtij muaji, raporton Ekonomia Online.

Jo zyrtarisht nga Thesari i Shtetit kanë thënë për Ekonomia Online se shtesat nuk do të ekzekutohen në fund të këtij muaji, përshkak se lista nuk është dërguar ende nga Ministria e Shëndetësisë. E këta të fundit, thonë se arsyeja e mos pagesës deri më tani është se listat e ardhura në këtë ministri nga SHSKUK kanë pasur mospërputhshmëri me kriteret e vendimit të Qeverisë dhe udhëzimet e saj.

“Ministria e Shëndetësisë dëshiron të njoftoje se arsyeja e mos pagesës deri më tani e shtesës prej 300 eurove për kategoritë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 05/18 të datës 29.07. 2020 për punonjësit e SHSKUK-së është se listat e ardhura në MSh nga SHSKUK kanë pasur mospërputhshmërime kriteret e vendimit të Qeverisë dhe udhëzimet e saj”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Për këtë arsye, SHSKUK si organizatë buxhetore, i ka kthyer listat që të rishikohen nga menaxherët që njëjtat të jenë konform vendimit të Qeverisë. Përderisa nuk bëhen rishikimet e duhura në këto lista, nuk do të mund të kryhen pagesa.

“Siç dihet, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës  për shtesa mujore në vlerë prej 300 euro ka të bëjë me mjekët, infermierëve dhe teknikëve të cilët janë marrë drejtpërdrejt me trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe me kategoritë e profesionistëve nga institucionet si:

•         IKSHPK-ja,

•         Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut,

•         Departamenti i Shëndetësisë në Burgje,

•         SHSKUK dhe Spitalet e përgjithshme si njësi të saj si dhe

•         QKMF-të në Komuna.

“Sipas vendimit, organizatat buxhetore (të listuara më lart) janë përgjegjëse të përgatisin dhe aprovojnë me shkresë përmes Zyrtarit Kryesor Administrativ dhe Zyrtarit Kryesor Financiar të organizatës listat e personelit të tyre shëndetësor dhe të njëjtat t’i përcillen Ministrisë së Shëndetësisë, e cila pasi të konstatojë përputhshmërinë me kriteret e vendimit dhe udhëzimet e saj, i dërgon ato lista në Thesarin e Kosovës (Ministri të Financave) për procesim sipas Sistemit të Pagave, përkatësisht për pagesë retroaktive për dy muaj së bashku me pagën mujore të muajit gusht”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme