Lajm i mirë: Lirohet në shtëpi foshnja 5 muajshe nga Kamenica

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Është liruar në shtëpi foshnja 5 muajshe nga fshati Topanicë e Kamenicës e cila u trajtua në Klinikën Infektive pasi ishte infektuar me Coronavirus. Foshnja gjendet në është dhe gjendja e saj është stabile.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti.

“ Sot gjatë ditës Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, na ka informuar se gjendja e foshnjës pesë muajshe të prekur nga virusi COVID-19 është mirë dhe ajo është liruar nga Klinika Infektive për t’u rikthyer në shtëpi. Normalisht që foshnja dhe personat e tjerë, duhet të qëndrojnë në vetizolim dhe t’i respektojnë të gjitha udhëzimet nga organet kompetente deri të shërohen nga ky virus”, ka thënë Rashiti për Ekonomia Online.

Të ngjashme