Lajmërohet njeriu që thotë se e xhiroi vallëzimin e Haki Abazit në Poloni

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV’së Haki Abazi, i cili është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme ka marrë pjesë në “Forumin Ekonomik Polak”. Por, përmes një reagimi në facebook, Abazi ka mohuar se ka qenë pjesë e një ahengu dhe se është pjesë e një videoje duke vallëzuar.

“Njeriu që shihet në video nuk jam unë. Nuk kam marrë pjesë në asnjë ngjarje ahengu” ka thënë Abazi ndër tjera.

Por, ndaj këtij postimi të deputetit të VV’së ka ardhur një reagim tjetër nga Senton Kacaniki I cili thotë se personi që shihet duke vallëzuar në video është Haki Abazi dhe është xhiruar nga ai.

“Nëse nuk je ti, atëherë qysh më paske pa duke xhiru? Je figurë publike e cila na argëton, dhe nëse nuk mundesh me e mbajtë, duhesh me mendu a është jeta publike për ty.

Për dallim prej teje, unë nuk jam deputet, dhe ti prej karrikes së Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme po më dërgon kërcënime “të fala” përmes tjerëve, e po ma apostrofon emrin në një fjali me fjalën “armë”.

Ti vazhdo luje belin, ndërsa për kërcënimin ke me dhënë llogari” ka shkruar Kaçaniku.

Të ngjashme