Lamtumirë shtrëngimit të duarve? Si po e zhduk pandemia gjestin miqësor të ndërveprimit

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Nisi disa shekuj më parë si simbol paqeje, një gjest për të provuar se nuk ke armë.

Me kalimin e kohës u bë pjesë e ndërveprimit të përditshëm social, fetar, profesional, apo sportiv. Një mënyrë e njerëzve për të sinjalizuar njëri-tjetrin, e në rastin e udhëheqësve politikë edhe për të treguar dominancë.

“Nocioni i shtrëngimit të duarve është një lloj gjesti burrëror, që krahasohet me përkuljen franceze apo atë orientale. Ai është kthyer në një lloj testi të burrërisë”, thotë Dorothy Noyes, profesore e folklorit në Universitetin e Ohajos, SHBA.

Por pandemia e re e koronavirusit ka detyruar shoqërinë ta shohë me sy tjetër shtrëngimin e duarve. Nuk ka rëndësi se sa miqësor është si gjest, ai përbën rrezik për transmetimin e mikroorganizmave infektues.

“Një prej problemeve kryesore është se çdo kush që ju jep dorën mund t’iu kalojë mikroorganizma infektues. Mendojeni këtë herën tjetër kur do të kolliteni apo do të shkoni në tualet. Praktikisht ju mblidhni mikrobe gjatë gjithë kohës”, thotë mikrobiologu Charles Gerba.

Por nëse shtrëngimi i duarve nuk do të jetë më i pranueshëm, çfarë mund ta zëvendësoje atë?

Një takim grushtesh apo bërrylash? Mbase një përkulje alla japoneze, apo një përshëndetje sipas stilit të Spok në Star Treck. Ne jemi qenie sociale dhe kur takohemi bashkojmë organin tonë më të madh, lëkurën me atë të dikujt tjetër.

Në mesin e pandemisë së Covid-19 është bërë e qartë se sa intim është ky gjest. Në pëllëmbën tonë kemi qindra lloje bakteresh dhe virusesh, e sipas ekspertëve, çdo herë që prekim një sipërfaqe mund të marrim 50% të organizmave atje. Dora jonë mund të mbajë Salomonelë, Esherikia Coli, koronavirusin dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.

Mikrobiologu Charles Gerba thotë se nuk i jep më dorën askujt që prej vitit 2003…

Të ngjashme