Lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë” – Çdo vit rreth 1 500 armë ilegale konfiskohen nga policia

Prishtinë | 06 Tet 2022 | 11:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP kanë lansuar fushatën “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani, tha se përdorimi i armëve ilegale mbete shqetësim si për institucionet po ashtu edhe për qytetarët.

Sipas tij, çdo vit Policia konfiskon deri ne 1 500 armë ilegale. Ai ka bërë të ditur se edhe në Maqedoninë e veriut është lansuar një fushatë e tillë, e që po synojnë të bashkërendojnë aktivitet.

“Falënderojë partnerët dhe shpreh mirënjohje për të gjithë zyrtarët në vetëdijesimin lidhur me parandalimin e pasojave nga armët. Përdorimi i armëve ilegale mbetet shqetësime për institucioneve dhe qytetarëve. Armët paleje kanë ndikuar në krime, vraje e grabitje”.

“1 500 armë ilegale konfiskohen në vit nga polica, 1135 armë në vitin 2020, kurse në vitin 2020 janë konfiskuar mbi 1 400. Në bashkëpunim UNDP-në bashkë me Maqedoninë e Veriut po bëjmë hapjen e kësaj fushate edhe në këtë shtet. Po punojmë ta rrisim nivelin e sigurisë në rajon dhe më gjerë”.

Zëvendëspërfaqësues i UNDP-së në Kosovë Niels Knudsen, tha se po i ndihmojnë institucionet që të arrihet një ambient i sigurt për të gjithë.

Sipas tij, ndonëse ky është në problem global është fundamental që të luftohet kjo dukuri, raporton EO.

“Po shohim se ka përparim edhe pse ka ende punë për të bërë. UNDP në kuadër të programeve të saj ka për qëllim që të ndihmojë institucionet që të arrihet një ambient i sigurt për të gjithë. Ky është një problem global, por është fundmentale që të arrihet të luftohet kjo”.

“Bashkë edhe me Maqedoninë kemi bërë lansimin e kësaj fushate dhe jemi të interesuar që fushata të ketë ndikim në të dy vendet, duke bërë apel që të festohen pa armë”.

Të ngjashme