Lansohet fushata kundër drogave, Hasani thotë se Kosova po i bashkohet botës kundër kësaj dukurie

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 10:47 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës po i bashkohet vendeve të botës kundër narkotikëve dhe parandalimin e drogës edhe përmes nënshkrimit dhe kampanjës kundër narkotikëve, raporton EkonomiaOnline.

Kështu u tha sot gjatë lansimit të fushatës shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve te të rinjtë me rastin e fillimit të vitit akademik 2019/2020.

Shefi i Task-Forcës Antidrogë, Avdullah Hasani, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bashkohet me vendet e botës në kuadër të luftës kundër narkotikëve.

“Sot jam i lumtur që në emër të kryeministrisë ku jam pjesë e kësaj po i themi stop përdorimit të drogës. Qeveria e Kosovës përmes mekanizmave të saj po i bashkohet vendeve të botës kundër narkotikëve përmes këtij nënshkrimi dhe kampanjës kundër narkotikëve. Unë jam i lumtur që ju studentë nuk dalloni nga bashkëmoshatarët evropianë por jeni të barabartë. Unë jam krenar që edhe prindërit tanë të vetëdijesohen duke i bashkërenditur kreativitetin tek të rinjtë”, ka thënë Hasani.

Drejtori i qendrës së studentëve Fatmir Sfishta ka thënë se qe dra e studentëve është epiqendër e luftës kundër narkotikëve.

“Më vjen mirë që sot jemi epiqendër i një dukurie të një luftimi kundër narkotikëve në Kosovë. Me këtë rast dua të ju them se ne do të jemi 100 për qind në përkrahje te kësaj fushate edhe në të ardhmen. Ju garantoj se herëve tjera në kuadër të këtyre fushatave do të jetë edhe më masovik në numër të studentëve”, ka thënë Sfishta.

Të ngjashme