Lansohet fushata “Së bashku kundër COVID-19”, Dumoshi e Zemaj shpërndajnë maska në shesh

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, dhe ai i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë marrë pjesë në lansimin e fushatës “Së bashku kundër COVID-19”. Kjo fushatë është organizaur nga grupi i vullnetarve #covid19 dhe Let’s Do It Kosova, në bashkepunim me Ministrinë e Kulturës dhe atë të Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Ministria Dumoshi gjatë  fjalimit të saj, tha se sot do të shpërndajnë maska së bashku me grupin e të rinjve vullnetarë.

Ajo ka thënë se si ministri në këtë kohë pandemia kanë mbështetur projektet e të rinjve

“Sot me ministrin Zemaj dhe organizatën ‘Let’s Do it Kosova’ jemi bashkuar që në mënyrë vullnetare të shpërndajmë edhe maska për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve”.

“Projektet e të rinjve i kemi mbështetur si ministri edhe pse jemi në kohë pandemie. 820 mijë euro  është vlera e projekteve. Kemi filluar edhe me ndryshime në aspektin ligjor, ku puna vullnetare e të rinjve do të njihet si përvojë  që është shumë e rëndësishme për të rinjtë”, është shprehur Dumoshi.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se me aktivitetit e sotëm të rinjtë e Kosovës, po tregojnë  përkushtim edhe edukatë se si duhet të menaxhojmë situatën  me pandeminë.

“Rinia jonë sot po tregon edukatën përkushtimin se si duhet që së bashku ta menaxhojmë pandeminë. I përgëzoj për aktivitetin”.

“Kjo ditë në kushte normale do të kishte organizime të tjera,  ku të gjithëve do të na bënte të ndihemi më të rinj, por nëse të gjithë me një disiplinë i respektojmë masat atëherë shumë ma lehtë  do ta kemi edhe menaxhimin e situatës”, është shprehur Zemaj.

Ndërsa, Luan Hasanaj, drejtor i organizatës “Let’s Do it Kosova”, ka thënë se grupi vullnetar i të rinjëve ka organizuar këtë aktivitet, për të ndarë maska për qytetarët, e cila ndihmon që të ruhemi nga pandemia.

Ai ka falënderuar ministren Dumoshi dhe ministrin Zemaj për mbështetjen, raporton EO.

Fushata “Së bashku kundër COVID-19” synon të rrisë vetëdijen për nevojën e vazhdimit të respektimit të masave anti-COVID nga ana e qytetarëve, duke ndikuar drejtpërdrejtë në parandalimin e rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19.

Fushata ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë të rinjve, duke marrë për bazë që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot të rinjtë janë shkaktarët kryesor të shpërndarjes së virusit në saje të mosrespektimit të mjaftueshëm të rekomandimeve tashmë të njohura për të gjithë.

Duke u përfshirë në aktivitetet e tilla kjo do të ndikojë direkt në reflektimin dhe vetëdijësim e rinisë dhe në të njëjtën kohë edhe të qytetarëve të tjerë për të respektuar udhëzimet.

Grupi Vullnetarët #COVID-19, numëron mbi 11 mijë anëtarë, të cilët vijnë nga shumica e komunave e Kosovës. Kjo do të na ndihmojë jashtëzakonisht që fushata të ketë shtrirje gjithandej vendit.

Të ngjashme