Lansohet fushata “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”, gjobat nga 40 deri në 150 euro

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 11:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Infrastrukturës (MI), përkatësisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në partneritet me Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova (AMCK), kanë lansuar fushatën “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”, raporton Ekonomia Online.

Gjoba për shofer të cilët nuk janë të përgatitur sa i përket pajisjeve dimërore është 40 euro, ndërsa për përgjegjësit e institucioneve apo kompanive të ndryshme është 150 euro.

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj bëri thirrje qytetarëve të përgatiten me pajisjet dimërore për automjetet e tyre në mënyrë që të parandalohen aksidentet.

“Sot po lansojmë fushatën dimër me rrugë të sigurta, sezoni i dimrit fillon me 15 nëntor deri më 15 mars dhe gjatë kësaj kohe shoferët duhet të jenë të pajisur me pajisje dimërore përfshirë gomat zinxhirët dhe pajisjet tjera”, tha Selimaj.

“Kërkojmë nga ju të përçoni mesazhin që qytetarët të jenë të përgatitur me pajisje dimërore. Këto fletushka do të shpërndahen kudo në nivel vendi, policia përmes patrullave do të shpërndaj dhe me këtë besojmë se ne do mundemi të ndërgjegjësojmë sa të mundemi që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të kemi sa më pak aksidente në rrugë”, tha Selimaj.

Drejtor i Drejtorisë për preventiv në trafik rrugor, Jeton Rexhepi tha se ky vit ka shënuar rënie të aksidenteve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Mos të kemi numrin e aksidenteve fatale siç e kishim vitin e kaluar, për sezonin e dimrit ishin 40 persona që humbën jetën, andaj duke shfrytëzuar edhe kohën e sotme ftojmë shoferët të ndërmarrin gjitha masat dhe të i përgatitin automjetet e tyre për të dal në rrugë gjatë sezonit dimëror duke ua ndërruar gomat nga ato të verës tek të dimrit dhe automjeti të jetë i sigurt për vetën dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, tha ai.

“Bazuar në gjendjen e sigurisë të trafikut rrugor për periudhën janar-nëntor të vitit numri i aksidenteve me fatalitet kanë shëmuar rënie, kemi 10 persona më pak se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar po ashtu edhe numri i aksidenteve në përgjithësi kanë shënuar rënie”, tha Rexhepi.

“Gjoba për shofer të cilët nuk janë të përgatitur sa i përket pajisjeve dimërore është 40 euro, ndërsa për përgjegjësit e institucioneve apo kompanive të ndryshme është 150 euro ndëshkim”, tha ai.

Asllan Pllana, përfaqësues nga “Auto Moto Club Kosova”, tha se është obligative me qenë të përgatitur për sezonin dimërore me pajisje për automjete.

Të ngjashme