Lansohet fushata “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”, qytetarët të jenë më të përgjegjshëm

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 11:54 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë lansuar fushatën vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”.

Sipas tyre muaji mars është muaji ku qytetarët e kanë mundësinë të vetëdijësohen rreth rëndësisë së vendosjes së rripit të sigurisë, raporton Ekonomia Online.

Fejzullah Mustafa, nga Departamenti Koordinues i Këshillit të Sigurisë Rrugore më kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, tha se përmes kësaj fushate po i njoftojnë qytetarët për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurisë.

“Ne kemi vendos në bashkëpunim me Policinë e Kosovës që muajin mars ta konsiderojmë si muajin e sigurisë rrugore dhe kemi filluar me shpërndarjen e posterave sepse konsiderojmë që duhet të vetëdjësohemi një masë dhe të kemi njohuri për rëndësinë e rripit të sigurisë”.

Ndërsa Jeton Rexhepi nga Departamenti Policor për Trafik Rrugor, tha se vendosja e rripit të sigurisë do të ulë edhe më shumë rastet me lëndime të rënda si dhe ato me fatalitet si dhe do lehtësoje punën e Policisë.

“Policia e Kosovës nga sot ka filluar me shpërndarjen e njoftimit dhe do vazhdojmë në të gjitha regjionet e Kosovës dhe sidomos në rrugë ku ne konsiderojmë që mund të zhvillohet shpejtësia si dhe në rrugë nacionale”.

“Për arsye se besojmë që vendosja e rripit të sigurisë në momentin kur kemi aksident do të ulë lëndimet dhe do parandalojë lëndimet e rënda”.

“Bazuar në këtë aktivitet ne shpresojmë që pjesëmarrësit në trafik të vendosin rripin e sigurisë dhe policia e Kosovës të ketë sa më pak punë në këtë çështje”.

Rexhepi tha se këtë vit numri i aksidenteve është shtuar në dy më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton EO.

“Nëqoftëse flasim na janari i këtij viti ne kemi disa projekte ku flasim për shpejtësinë, projektin për xhamat e errët dhe alkool dhe projektin e radhës ku po punojmë për mjetet e përdorimit të motoçiklistëve”.

Të ngjashme