Lansohet Koalicioni i Kosovës për Pajtim

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është lansuar zyrtarisht Koalicioni i Kosovës për Pajtim. Me këtë rast hynë në partneritet tre organizata: Fondi për të Drejtën Humanitare, “Aktiv” nga Mitrovica dhe “Art Polis” nga Prishtina, raporton Ekonomia Online.

Ky koalicion do të kërkojë që të trajtojë dhe kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve etnike në Kosovë duke kërkuar dhe ngritur mirëkuptimin dhe pjesëmarrjen e nismave që kanë për qëllim nxitjen e procesit të pajtimit në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH), Bekim Blakaj, tha se ka qenë kohë e gjatë që organizatat të cilat kanë ndihmuar në promovimin e të drejtave të njeriut kanë menduar të kenë një koalicion të përbashkët ku do të prezantoheshin bashkë.

“Organizatat që janë pjesë e koalicionit secila me veprime të veta kanë kontribuar shumë në promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të komuniteteve në Kosovë, viktimave të luftës, kanë kontribuuar në promovimin e artit dhe çështjeve gjinore në Kosovë. Ne qysh më herët kemi vendos bashkëpunim në projekte të ndryshme, kemi ndihmuar njëri-tjetrin, por më shumë se një vit kemi fol më seriozisht se si mund ta fuqizojmë aktivitetet tona të bashkëpunojmë dhe të kemi një impakt më të madh në shoqërinë kosovare dhe ndaj institucioneve të Kosovës”, tha Blakaj.

“FDH është i fokusuar në drejtësinë tranzicionale duke filluar me dokumentimin e të kaluarës, fokusi ka qenë preciz, bëjmë dokumentimin e humbjeve të njerëzve gjatë luftës në Kosovë dhe monitorimin e gjykimit të luftës dhe raportojmë pse shoqëria duhet të dijë më shumë për këto procese”, tha ai.

Blakaj tha se me këtë koalicion synohet të arrihet paqja e qëndrueshme për pajtimin në Kosovë.

“Ka shumë vite që kemi identifikuar vlerat e përbashkëta që ndajnë këto organizata dhe kemi vendos me i bashku forcat me e krijuar këtë koalicion, do jemi te hapur me bashkëpunimi me gjithë individët që kanë vlera të përbashkëta me koalicionin dhe jemi të siguritë që do fuqizohet edhe më tutje dhe është vetëm fillimi që të mbërrihet paqja e qëndrueshme dhe të kontribuoj në pajtimin në Kosovë në të ardhmen”, shtoi Blakaj.

Stergios Tragoudas nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se është e rëndësishme që të merren iniciativa të tilla dhe se Kosova duhet të merr shembull vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian që e kanë gjetur rrugën drejt pajtimit pas së kaluarës së hidhur.

“Bashkimi Evropian ka qenë duke kërkuar partneritet e sidomos viteve të fundit ne kemi qenë të hapur edhe më shumë në Kosovë, për ne këto janë të ndryshme sepse qytetarët e Kosovës kanë më shumë përfshirje në procese tjera dhe mbështetja jonë për sigurinë do të jetë një eksperiencë tjetër e lidhjeve të çështjeve të sigurisë sepse mendojmë se është shumë e rëndësishme me i ruajt interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

“E vërteta është se ka një distancë se si organizatat për çështjet për sigurinë e tregojnë interesimin e qytetarëve të Kosovës dhe  ne duam të i shohim ata që të punojnë më shumë më aktiv dhe më të afërt dhe kjo është e rëndësishme për këtë projekt jo vetëm për organizatën”, shtoi ai.

Të ngjashme