Lansohet loja 2D “Be in my shoes” e krijuar nga fëmijët me nevoja të veçanta

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 10:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Rinor Kosovar ka lansuar lojën 2D “Be in my shoes” të krijuar nga fëmijët me nevoja të veçanta pjesë të projektit “Mos supozo nevojat e mia”, mbështetur nga Save the Children, raporton Ekonomia Online.

Loja “Be in my shoes” është krijuar në bazë të shtatë nevojave kryesore edukative të identifikuara në arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si një formë alternative e kampanjës për gjithëpërfshirje Arsimore.

Projekti “Mos supozo nevojat e mia” është zhvilluar me qëllim të identifikimit të nevojave edukative të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin fillor në Kosovë dhe të adresimit të tyre në institucionet përkatëse për të mundësuar gjithëpërfshirje arsimore.

Të ngjashme