Lansohet pulla postare me imazh të heroit Xheladin Gashi – Plaku

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 12:11 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar dhe ka promovuar pullën postare kushtuar Heroit të Kombit, gjeneral Xheladin Gashit – Plaku.

Me rastin e 12 – vjetorit të vdekjes, “Plakun”, e kanë nderuar shokët e luftës, por edhe personalitete tjera nga jeta politike, por edhe qytetarë tjerë, të cilët edhe përkrahen iniciativën e Postës që imazhi i tij të jetë në pullë postare, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se komandant Plaku ishte dhe do mbetet gjithmonë njëra ndër figurat emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se kjo ditë është e veçantë, jo vetëm për Plakun dhe familjarët e tij, por për të gjithë qytetarët.

“Plaku ishte njeriu themelor dhe kontribut dhënës në masovizimin e UÇK-së. Ai ishte një njeri i madh për vet faktin se ishte i pandalshëm, e quanim plak për shkak të përvojës dhe ushtrisë. Kjo ditë është e veçantë për Kosovën dhe institucionet të cilat e kanë shpallur hero. Të njëjtën kohë posta e nderon vetën që po emeton një pullë postare dhe nderon edhe qytetarët të cilët kryejnë shërbime postare dhe përdorin këtë pullë. Kujtimi i tij do jetë i përjetshëm po aq sa ka qenë dashuria e tij për atdheun”, ka thënë Kadri Veseli.

Drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se kanë për qëllim promovimin e heronjve dhe njerëzve të cilët kanë kontribuar e vazhdojnë të kontribuojnë për atdheun.

“Kjo pullë postare është për një person të veçantë. Gjenerali Gashi dha kontribut për UÇK-në në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë”, ka përfunduar Hoxha.

Pjesë e këtij promovimi ishin edhe deputet të kuvendit të Kosovës, kryetari i komunës së Drenasit, komandanti i FSK-së, familjarë e bashkëluftëtarë të Xheladin Gashit i cili vdiq më 21 mars të vitit 2005.

Të ngjashme