Lansohet udhëzuesi i të rinjëve në proceset zgjedhore dhe politike

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 09:53 | Nga

Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), bën lansimin e Udhëzuesit për Pjesëmarrjen e të Rinjëve në Procese Zgjedhore dhe Politike të titulluar “Udhërrëfyesi i Superndryshuesve për Zhvillim të Komunitetit”.

Në këtë takim do të bëhet edhe lansimi i lojës interaktive Aktivomania. Kjo lojë ka për qëllim që të edukojë të rinjtë në lidhje me proceset zgjedhore dhe politike.

Ky udhërrëfyes është mundësuar nga përkrahja bujare e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë përfaqësues të organizatave të të rinjve, OJQ, KQZ, PZAP, Organizatat Ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme