Largohen 20 kamionë me mbeturina nga Mitrovica

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 18:51 | Nga

Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova”, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” ka realizuar sot tri aksione pastrimi, për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave në Komunën e Mitrovicës.

Fillimisht është pastruar deponia në hyrje të Mitrovicës (afër varrezave të komunitetit serbë), për të vazhduar pastaj me deponinë tek lokacioni i ashtuquajtur “Parku i Solanes”, aksion i cili kishte filluar në orën 12:00.

Po ashtu, vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” kanë larguar një sasi të mbeturinave edhe nga Lumi Trepça, tek hapësirat afër Universitetit.

Në tri lokacionet, janë larguar 20 kamionë me mbeturina, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë afër 50 vullnetarë, të cilët kanë kontribuar në pastrimin e këtyre lokacioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme