Largohen edhe kontejnerët afër shesheve (Foto)

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 10:11 | Nga

Policia e Kosovës përveç që ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimet e sotme në në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, ku do të mbahet protesta e paralajmëruar e Vetëvendosjes, kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, është kujdesur edhe për largimin e kontejnerëve nga rrugët që të shpien te sheshi ku do të mbahet protesta.

Në rrugën “Qamil Hoxha” përkatësisht afër restorantit “Pishat” siç shihet edhe në fotot e dërguara në adresë të Ekonomia Online janë larguar kontejnerët.

Aty në vend të kontejnerëve shihen mbeturinat e hedhura nga banorët e asaj pjese.

Policia si duket ka marrë mësim edhe nga protestat e kaluara, kur protestuesit shfrytëzonin edhe kontejnerët me mbeturina duke ua vënë flakën dhe duke penguar policët për të shpënrdar turmën e protestuesve.

Tashmë policia ka bllokuar edhe rrugët anësore të shesheve.

mbeturinat mbeturinat1 mbeturinat2

Lexo edhe:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/policia-blindon-kuvendin-dhe-qeverine-foto/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme