Latifaj: Nuk bëra thirrje për revolucion, kam shprehur pakënaqësi në rast se mbyllen xhamitë

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, tha sot për media se në rast se mbyllen xhamitë, Qeveria do të përballet me popullin.

Kjo deklaratë u konsiderua si një nxitje e qytetarëve ndaj Qeverisë, shkruan “Jepi zë”.

Por, Latifaj ka sqaruar qytetarët se nuk e pati fjalën për revolucion. Ai ka potencuar se e kishte shprehur pakënaqësinë me idenë e mbylljes së xhamive për Ramazan.

“Nëpërmjet këtij shkrimi desha t’iu saqarohna dashamirëve të popullit tim qe i dua shumë dhe i respektoj që gjoja unë hoxhë Fatmir Latifaj kam bo thirrje per revulocion a po të ngjajshme nuk janë të verteta andaj iu rikujtoj të gjithëve se unë si njeri paqësorë dhe pajtimtarë nuk e ndërroj misionin tim për asgjë tjeter këtë botë andaj iu lutem t’a keni të qart që kam shpreh paknaqësi në rast që mbyllen xhamitë këtë e kam thanë edhe këtë e kam pas për qellim e asnjëhere dhe në asnjë rrethan ndryshe jo!”, ka thënë Latifaj.

Ndryshe, Qeveria ka ashpërsuar masat anti-Covid ditët e fundit, ndërkohë që po flitet për mundësinë e mbylljes së xhamive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme