Latifi akuzon Bahtirin se bëri marrëveshje me një organizatë që nxitë aktivitete terroriste

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Blerim Latifi ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri se marrëveshjen për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër e ka nënshkruar me një organizatë që nxitë aktivitete terroriste.

Postimi i plotë i tij:

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, paska bërë marrëveshje me Qatar Charity për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër të këtij qyteti. Në kompleks qenka paraparë që të vendoset edhe një qendër për nevojat e kësaj organizate.

A i ka tregu dikush Bahtirit se kjo organizatë akuzohet se e shfrytëzon rrjetin e saj ndërkombëtar të bamirësisë për të transferuar financa për grupet  që nxisin dhe organizojnë aktivitete terroriste nëpër botë?

A e di ky Agim Bahtiri se interesi kombëtar është më i rëndësishëm se 40 shtëpi për njerëzit e varfër, të cilët i kanë zhytur në mjerim qeverisjet katastrofale të shumë bahtirëve në Kosovë, e tash janë të detyruar të pranojnë lëmoshën e kushtëzuar të organizatave të dyshimta të Lindjes së Mesme?

A ka ky vend mekanizma që e mbrojnë interesin kombëtar të tij, apo duhet të presim që të fundosemi krejtësisht në humnerë, e pastaj të kërkojmë që ata të cilët dje na shpëtuan nga gjenocidi serb, të ndërhyjnë përsëri për ta na shpëtuar, kësaj rradhe nga budallakitë tona vetëvrasëse?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme