Latifi, pas lajmit për FSK-në: Tash fillojnë protestat çetnikët e Vuçiqit, të majtit ekstrem, BE-ja a ndonjë zyrtar i Erdoganit

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se fillimi i misionit paqëruajtës së FSK’së në Kuvajt, së cilës iu është referuar si Ushtri e Kosovës, do ngjallë pakënaqësi në kampe të ndryshme.

Latifi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se tash do fillojnë protestat nga, siç i quan ai, “çetnikët” nga zyra e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Po ashtu, njohësi i rrethanave politike ka thënë se pret reagime edhe nga ata që përfaqësojnë të majtën ekstreme.

I njëjti nuk ka lënë pa thumbuar edhe Bashkimin Evropian e presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, nga zyrat e të cilëve ka pritur reagime për misionin paqeruajtës të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Nga sot një njësi e Ushtrisë së Kosovës ka filluar misionin paqëruajtës në Kuvajt, në kuadër të ushtrisë amerikane. Tash pasojnë protestat.

Së pari nga çetnikët në zyrën e Vuçiqit, që ende nuk janë zgjuar nga ëndrrat e Millosheviqit për Kosovën.

Pastaj nga budalltë e të majtës ekstreme, që vazhdojnë me vujtë nga fantazma e imperializmit amerikan.

Pastaj nga ndonjë zëdhënës i kotë i Bashkimit Evropian, që mendon se Kosova nuk mund të marrë frymë jashtë dialogut të shpifur me Serbinë.

Eventualisht edhe nga ndonjë zyrtar i Sulltanit Erdogan, të cilit i është fiksuar në kokë mendimi se Kosova nuk mund të bëjë asgjë në Lindjen e Mesme pa e pyetur atë.


Të ngjashme