Latifi reagon pasi PDK-ja pritet të votojë Rimëkëmbjen Ekonomike: U dëshmua që nuk është opozitë e shtetit

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Profesori i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka vlerësuar qëndrimin e PDK’së rreth ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Latifi ka thënë se Hoxhaj me deklaratën që bëri sot, ka dëshmuar atë çfarë ka thënë muaj më parë, se PDK do të jetë opozitë e qeverisë, por jo e shtetit.

Ai tutje tha se dhënia e mbështetjes për ligjin e rimëkëmbjes ekonomike nga PDK, tregon se inatet në mes të opozitës dhe pushtetit nuk janë të patejkalueshme.

“Enver Hoxhaj, tani ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, muaj më parë kishte deklaruar se do të jenë opozitë e qeverisë, por jo e shtetit. Sot Hoxhaj na dëshmoi se deklarata e tij nuk ishte thjeshtë demagogji e ditës.Dhënia e mbështetjes për ligjin e rimëkëmbjes ekonomike të ofruar nga qeveria, na tregon se hendeku i inateve midis pushtetit dhe opozitës nuk është i patejkalueshëm”, tha Latifi.

Postimi i plotë:

Enver Hoxhaj, tani ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, muaj më parë kishte deklaruar se do të jenë opozitë e qeverisë, por jo e shtetit. Sot Hoxhaj na dëshmoi se deklarata e tij nuk ishte thjeshtë demagogji e ditës.Dhënia e mbështetjes për ligjin e rimëkëmbjes ekonomike të ofruar nga qeveria, na tregon se hendeku i inateve midis pushtetit dhe opozitës nuk është i patejkalueshëm.Opozita nuk është vetëm për t’ia bërë jetën të padurueshme qeverisë, por edhe për të ndihmuar në ligjet dhe proceset që kanë të bëjnë direkt me interesin publik.Logjika se nga qeveria nuk e duam as të mirën as të keqen, është logjikë e mbrapshtë, e cila i kënaq egot opozitare, por vendin e katandis në sherre të pafundme politike, sherre që në fund të fundit janë në interes të vetëm atyre që duan ta shohin shtetin e Kosovës në fund të pusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme