Latifi: Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, ne botën e mendojmë si shqiptarë

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi ka thënë se ëndrrat e Erdoganit se Kosova është një vilajet i Turqisë kanë marrë fund, pasi presidenti i Turqisë ka thënë se Kosova e ka tradhtuar Turqinë me vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Latifi ka shkruar në Facebook e Kosova është shtet i pavarur që në politikën e jashtme merr parasysh orientimet gjeopolitike të ShBA’së dhe jo ashtu siç thotë Sulltan Erdogani.

“Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, pse kemi marrë vendim që ambasadën e Kosovës ta vendosim në Jerusalem.Tipi e paska pasur iluzionin që ne jemi vilajet i tij dhe si të tillë duhet t’i ndjekim huqet e politikës së tij të jashtme. Kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë ëndrrat që Kosovën e shohin si vilajet apo oblast. Kosova është shtet i pavarur që në politikën e jashtme merr parasysh orientimet gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyet dihen. Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë,duke harruar, së pari, faktin themelor se ne botën, parasegjithash, e mendojmë si shqiptarë dhe, së dyti, faktin se ne nuk kemi bërë ndonjë besëlidhje me të përtej marrëdhënieve normale që krijohen midis dy shteteve të pavarura”, ka shkruar Latifi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme