Latifi: Teatri si i tillë nuk mund të vazhdonte

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitarë Blerim Latifi në një shkrim në Facebook është shprehur se teatri në Tiranë do të duhej të rrënohej pasi si i tillë nuk mund të vazhdonte.

Latifi është shprehur se  teatri i  rrënuar ka shërbzer si kujtesë e komunizmit.

Postimi i plotë:

Edhe diçka për teatrin

Si objekt e ndërtuan fashistët, por jo për t’u shërbyer qëllimeve të artit. Jugosllavët e themeluan si teatër, por përsëri qëllimet nuk ishin artistike. 45 vite u përdor nga regjimi komunist shqiptar për ruajtjën e shëndetit të ideologjisë staliniste. Pasi ra komunizmi, iu nënshtrua kushteve të një shoqërie që injoron çdo gjë që nuk përkthehet në vlerë monetare dhe, si rrjedhojë, aty përherë e më pak bëhej art. Mbase duhej ruajtur si njëlloj muzeu i formave të keqpërdorimit ideologjik të teatrit. Asgjë më shumë. Si teatër, ai nuk mund të vazhdonte edhe më tutje. Nostalgjia për të duket se brenda saj ka dy gjëra: njëlloj mazohizmi ideologjik dhe neofobinë, frikën iracionale nga e reja!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme