LDK: Ahmeti dështoi të zgjidhë problemin e parkingjeve dhe transportit

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 11:43 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i asamblistëve të LDK-së në Prishtinë ka mbajtur konferencë për medie, ku shpalosi “disa nga problemet” me të cilat sipas tyre Komuna e Prishtinës nuk po merret fare, raporton EkonomiaOnline.

Shefi i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, Agim Gashi tha se dy problemet kryesore me të cilat po ballafaqohen prishtinasit janë transporti dhe parkingjet.

Ai ia përmendi Shpend Ahmetit edhe shpenzimet për tremujorin e fundit.

“Dy tema heshtjen e transportit publike dhe menaxhimin ekzistues të parkingjeve në Prishtinë. Nëse ju dëfrehemi raportit tremujor shohim se buxhetin e drejtorisë së administratës në pozicionin për shërbime dhe mallra janë planifikuar 3.000.000 euro për shpenzime të transportit publik të udhëtarëve, prej të cilave në këtë tremujor janë shpenzuar 253.194.03 ndërsa kanë mbetur për tu shpenzuar edhe 2.746.805.97.

Asamblistët e LDK-së, po shprehen të pakënaqur me Ahmetin, pasi që sipas tyre nuk po jep informata sqaruese përkitazi për shpërndarjen e buxhetit komunal.

“Ku janë shpenzuar dhe ku do të shpenzohen mjetet e planifikuar të vitit 2019, komuna nuk ka dhënë asnjë sqarime të qarta, ne kemi konstatuar se kryetari ka nënshkruar një marrëveshje me Trafikun Urban për kompensim në këtë fushë nga i cili vetëm në tremujorin e parë nga trafiku urban ka përfituar 253.194.03.

Gashi përmendi disa fshatra të cilat sipas tij Komuna e Prishtinës, “i ka harruar”.

Fshatrat e Prishtinës Koliq Ballaban, Prapashticë, Dabishevc dhe Marec. Nuk kanë fare shërbime të transportit të ofruara nga komuna ata qytetarë po vuajnë të zitë e ullirit për të udhëtuar deri në Prishtinë dhe paguajnë çmime marramendëse”, tha ai.

Ai foli edhe për probleme tjera me të cilat po ballafaqohen kryeqytetasit.

“Tjetra për Parkingjet ekzistuese inkason taksë për shfrytëzimin e parkingut prapa pallatit të rinisë për çdo muaj 6765.65 euro. Ka edhe hapësira të tjera siç është hapësira brenda shkollës së mesme të mjekësisë ‘Dr Ali Sokoli’ ku komuna ka bërë investime për rregullimin e kësaj hapësire. Këto të dhëna po i sjellim në kohën kur qeveria nuk po bënë asgjë për rregullimin e infrastrukturës për parkingjet”, tha ai.

Të ngjashme