LDK-ja dërgon telegram ngushëllimi dy ditë pas vdekjes së albanologut Skënder Gashi

Prishtinë | 29 Qer 2019 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Pasditen e së enjtes u nda nga jeta albanologu Skënder Gashi.

Një ditë pas vdekjes, në Institutin Albanologjik për të cilin Gashi dha shumë kontribut, u mbajt një mbledhje përkujtimore në nderim të veprës së tij.

Për ta kujtuar profesorin e Gjuhës Shqipe që për dy dekada ligjëroi në Universitetin e Vjenës të premten morën pjesë edhe figura politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës, dy ditë pas vdekjes së Gashi ka dërguar një telegram ngushëllimi.

“Të nderuar qytetarë

Me dhembje të madhe morëm lajmin se ndërroi jetë veprimtari ynë i madh, Prof. Dr. Skender Gashi.
Skender Gashi, ishte veprimtari i paepur i çështjes së Kosovës dhe asaj shqiptare. Shkencëtar dhe studiues i veçantë i Albanologjisë në Prishtinë, Zagreb e Salsburg.

Prof. Dr. Skender Gashi, ishte diplomat, i paemëruar, krah i fortë i Presidentit Rugova, i cili me përkushtimin më të madh por edhe me dije të lartë ia hapi dyert Kosovës në vendet gjermanofolëse në situatat më kritike por edhe në momentet historike.

Skender Gashi, ishte themelues dhe Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Austri.

Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson humbje të madhe për Kosovën, ndarjen nga njeriu që punoi dhe dha shumë për Kosovën. Intelektualit dhe profesorit, i cili me punën dhe veprat e tij kapërceu kufijtë ballkanik dhe u radhitë në mesin e dijetarëve evropian.

I shprehim ngushllimet më të thella familjes Gashi në Prishtinë, Busi të Prishtinës dhe në Austri si dhe gjithë miqëve dhe bashkëpunëtorëve të Skenderit”, thuhet në telegram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme