LDK-ja dhe VV-ja nisin mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për grevën në shëndetësi

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 17:04 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë folur në lidhje me gjendjen në sektorin e shëndetësisë, me theks të veçantë grevën e punëtorëve shëndetësor.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se greva e punëtorëve shëndetësor është shqetësim për të gjithë, raporton Ekonomia Online.

“Kur mantelbardhët janë në grevë është shqetësim për tërë shoqërinë sepse vuajnë pacientët. Projektligji për paga është proceduar në Kuvend pa buxhet dhe me projekt-buxhet nuk paraqitet projeksioni buxhetor, nuk përfshihet për paga është mashtrim i qeverisë. Ftojmë qeverinë të dal para qytetarëve të siguroj se ku do të i marr mjetet për zbatimin e ligjit. Ne do punojmë që ky projektligj të miratohet”, tha ajo.

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova tha se punëtorët shëndetësor nuk do ndalen me grevë pa u përmbushur kërkesat e tyre për rritjen e pagës. Ai tha se këtë vendosshmëri e ka parë në vizitën e bërë te punëtorët shëndetësor.

“Të ju informojë juve dhe opinionin publik për angazhimet që kemi pasur sot si komision me rastin e grevës së përgjithshme të organizuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë në gjitha nivelet e shëndetësisë. Gjatë vizitës sonë ka qenë kërkesë eksplicite që ne deputetët me bë që është e mundur mu votu ligjin e pagave dhe që kjo procedurë të bëhet dhe greva të ndërpritet”, tha Rugova.

“Kemi taku Këshillin Grevist që përkrahin 9 klinika të kirurgjisë dhe institucionet që janë në grevë duke parë situatën e ndjeshme që punëtorët shëndetësor me mos ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore rrezikohet edhe jeta e pacientit”, tha ai.

Ai tha se në bashkëpunim me VV-në kanë vendosur që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme.

“Bëjmë apel që koalicioni qeverisës dhe ministria i Financave dhe Shëndetësisë që grevën e muajit gusht ju kishin premtuat se nëse nuk u rritet paga deri me 1 korrik edhe ne do futemi në grevë duke e kuptuar seriozitetin e çështjes dhe peshën e problemit serioz për shoqërinë dhe të bëjmë zgjidhje optimale së bashku me kolegët e VV-së kemi marr hapat e parë që të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme që kërkesat e punëtorëve shëndetësor te përmbushën dhe greva të ndërpritet”, ka thënë Rugova.

Ai tregoi se kanë fillur me mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme.

“Kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve dhe pas bisedave si komision e pamë situatën alarmante, nëse do isha në vend të kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë nuk do ndalesha pa gjetur një zgjidhje”, tha ai.

Rugova tha se duhet të ndalet qeveria e asfalteve dhe të bëhet e qytetarëve.

“Ne si parti opozitare po i bëjmë apel qeverisë të marr hapa emergjent për ndërprerjen e grevës sa nuk është bërë vonë sepse po humbi jetën një pacient për mosofrimin e shërbimit të mjekëve nuk ka më keq”, tha Rugova, raporton EO.

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme