LDK-ja me dy qëndrime për zgjedhjet

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 08:30 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qëndrim të unifikuar sa i përket kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Përderisa nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri ka thënë se qëndrimi i LDK-së ka evoluar dhe se tani kërkojnë që zgjedhjet të mbahen para se të vazhdojë faza finale e dialogut me Serbinë.

Nënkryetari tjetër i LDK-së Agim Veliu ka thënë se qëndrimi i kësaj partie nuk ka ndryshuar.

Veliu ka thënë se varësisht nga ndryshimi i rrethanave struktura e LDK-së do të vendosë nëse do të iniciojnë ndonjë mocion për rrëzimin e Qeverisë.

“Kërkesa e LDK-së ka evoluar, duam zgjedhje politike para dialogut. Për Kryesinë e LDK-së legjitimiteti i dialogut po vihet në pikëpyetje”, ka deklaruar Lutfi Haziri në një debat televiziv, shkruan Gazeta Zëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme