LDK-ja e mbështet marrëveshjen e re për Demarkacionin me Malin e Zi

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 11:58 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës në konferencën javore të mbajtur ka thënë se ata e përkrahin marrëveshjen për demarkacion por se po përgatiten për qeverisjen e ardhshme dhe do të kërkojnë shkarkimin e Qeverisë.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti tha se megjithëse kryeministri Haradinaj e ka quajtur LDK-në, si të paaftë për të marrë vendime ata do ta përkrahin marrëveshjen e re për demarkimin e kufirit.

“Çëshja e Demarkacionit, LDK e mbështet këtë marrëveshje. Kryeministri përdorte shprehje të pavend, shprehja e tij qyqare se LDK-ja nuk është e aftë të marrë vendime, qeverisja e tij ka izoluar vendin për tri vite, mbesin në vendimin tonë, presim që parlamenti të shpërbëhet dhe të shkohet në vende të reja. LDK-ja po përgatitet për qeverisjen e ardhshme, jemi duke përgatit platformën e re qeverisëse”, tha Hoti.

Ndërsa ai foli edhe për idenë e shkëmbimit të territorëve, duke thënë se nuk duhet të eksperimentohet më këtë gjë sepse Kosova është formuar në Prishtinë dhe jo dikund tjetër.

Të ngjashme