LDK-ja: Gjendja në shëndetësi alarmante, të jepet përgjegjësi për vdekjet në vendin e punës

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 11:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i LDK-së ka mbajtur konferencë për media ku janë adresuar me një varg kritikash lidhur me shëndetësinë dhe sigurinë në vendin e punës.

Deputeti Naser Rugova tha se gjendja e shëndetësisë në Kosovë është alarmante dhe më keq se në vitet e para të pasluftës, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi këtu që të ngrisim disa shqetësime që po ndodh këto ditë. Kjo Qeveri nuk e ka prioritet sektorin e shëndetësisë në Kosovë, gjendja në këtë sektor vazhdon të jetë alarmante. Është nevojë imediate për reformë legjislative për Ligjin për Shëndetësi, është nevoje imediate për transplantim e qelizave indeve sepse qytetarët po detyrohen të shkojnë nëpër vende të Evropës”.

“Jemi në mungesë të barnave dhe jemi në gjendje më të rëndë se në vitet e pasluftës. Kohëve të fundit kemi vërejtur edhe presionet politike mbi personelit mjekësor ku po punohen njerëz jo profesional dhe po e degradojnë mjekësin. Kërkojmë që në nivelizimin e pagave të jetë ajo që kanë kërkuar sindikata e mjekëve. Njeriu që po udhëheq këtë dikaster ka dështuar”.

Ai foli edhe për mossigurim në punë ku kërkoi përgjegjësi  për humbjen e jetëve në vendin e punës. Derisa theksoi që vendi duhet të shkoj sa më shpejt në zgjedhje.

“Keq, mossiguria në punë ka bërë që shumë njerëz të humbin jetën. Vetëm në sektorin e ndërtimtarisë kemi 7 rënie nga lartësia. Kërkojmë që tu njihet përvoja e punës së mësimdhënësve të viteve ’99. Ne ftojmë prokurorinë që sa më shpejt të merret me këto fakte që po i paraqesim”.

Deputeti Haxhi Avdyli tha se ministria e shëndetësi po merret me ndryshime kozmetike vetëm sa për tu dukur në opinion, raporton EO.

“Ne si deputet jemi të privuar që të gjitha këto shqetësime t’i paraqesim në kuvend. Shëndetësia ka nevojë për pamje të mira që ti kthej besimin  e qytetarëve. Sot Kosova ka nevojë për një Qeveri që do t’i ketë prioritet këto halle të qytetarëve. Reforma në shëndetësi ka dështuar, më shumë po merremi me fasada dhe ndryshime të vogla kozmetike vetëm sa të dukemi në opinion”.

Të ngjashme