LDK-ja telegram ngushëllimi për familjarët e Jeton Nebiut

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e vdekjes së profesorit Jeton Nebiu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ua ka dërguar një telegram ngushëllimi familjarëve të të ndjerit.

Mustafa në emër të partisë ka thënë se i ndjeri ishte profesor i dashur për të gjithë, i kujdesshëm me përvojë të jashtëzakonshme.

“Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Jeton Nebiu, kryetar i nëndegës Ulpiana dhe anëtari i kryesisë së Degës së IV të LDK në Prishtinë, Profesor në Gjimnazin ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë dhe kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës”.

“Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për ju, LDK-në, qytetarët e Prishtinës dhe dashamirët e sportit në Kosovë”.

“Jetoni ishte profesor i dashur për të gjithë, i kujdesshëm me përvojë të jashtëzakonshme. Me dijen, guximin dhe durimin ishte shembull i shoqërisë tonë. Jetoni ishte veprimtar i cili dha kontribut të veçantë në edukimin e brezave të tërë”.

“Në emër të LDK-së, i shprehë ngushëllime të thella familjarëve të tij, kolektivit të shkollës dhe gjithë shoqërisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme