LDK me karriga dhe shkelma rrahen në Ferizaj

Ferizaj | 16 Qer 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Numri i përleshjëve brenda Lidhjës Demokratike të Kosovës, dita e ditës po rritet. Rrahja e fundit është bërë publike përmes një video ku ka pasur përleshje gjatë procesit zjedhor, ku nuk ka munguar shkëmbimi i grushtave.


Kjo përleshje ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt.

Në video shihen disa persona brenda një salle duke u grushtuar me njëri tjetrin dhe duke u fjalosur ashpër mesvete.

Në shkollën ku po mbahej tubimi kanë filluar përleshjet duke e lënë në gjysmë mbajtjen e zgjedhjeve.

LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat herë pas herë po shënohen me përleshje fizike, çka po e pamundëson zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe të nëndegëve.


Të ngjashme