LDK nuk e voton Thaçin për kryenegociator: Platforma e dobët dhe joserioze

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 11:31 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se platforma për dialogun me Serbinë, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese, transmeton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate për medie, LDK thotë se rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i i saj nuk do ta votojë platformën në fjalë.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, përfundon komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme