Lehtësimi i masave bën që qytetarët t’ua mësyjnë rrugëve e shesheve

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 14:37 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lehtësimi i masave të lëvizjes ka bërë që qytetarë të shumtë të hënën të dalin me numër më të madh nëpër qytet, raporton Ekonomia Online.

 Rënia e numrit të të infektuarve dhe rritja e numrit të shëruarave nga Coronavirusi ka bërë që të zbatohen masat më të lehtësuara për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19. Një fluks i madh i qytetarëve është vërejtur tek banka NLB, të cilët janë duke ruajtur distancën ndërmjet njëri tjetrit. 

Me lehtësimin e këtyre masave përveç qarkullimit të lëvizjes së qytetarëve dhe veturave, tashmë janë hapur edhe bizneset.

Edhe sheshet e Prishtinës janë të mbushura me njerëz të cilët po e shfrytëzojnë këto tri orët gjatë ditës, mirëpo janë policët ata që kanë dalë për të shpërndarë qytetarët.

Ndërkohë duke e parë situatën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Sipas Institutit, lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ditë më parë tregoi se është vendosur që hapja e ekonomisë dhe heqja e masave kufizuese të bëhet në tri faza.

Faza e parë që do të fillojë nga nesër (4 maj), do të zgjasë deri më 18 maj. Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1 orë e gjysmë në 3 orë, në dy orare para dite dhe pas dite, sipas shifrës së parafundit të letërnjoftimit.

Orari i qarkullimit të qytetarëve nga data 4 – 18 Maj, 2020 sipas shifrës së parafundit të nr. personal – i ndarë në dy pjesë (90 min paradite, 90 min pasdite).

Faza  e dytë  do të  fillojë  me 18 maj por një  gjë  e tillë  sipas ministrisë  varet nga situate epidemiologjike.

Të ngjashme