Lehtësimi i masave kundër koronavirusit, vjen njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.

Ministri Vitia i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të Vaksinimit. Ai theksoi se gjatë kësaj jave pritet një kontigjent prej rreth 100 mijë dozave përmes Aleancës COVAX, “kështu që gjatë muajve të ardhshëm të arrijmë t’i vaksinojmë popullatën më në rrezik”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

“Duke marrë parasysh që ndikimi i COVID-19 përveç në shëndetin publik ka shtrirë ndikimin  e tij edhe në ekonomi dhe duke veçuar rëndësinë e vizitës së diasporës në Kosovë, është tejet e rëndësishme që ne të arrijmë të vaksinojmë sa më shumë qytetarë deri në verë. Kryetarët e Komunave u informuan se po bëhen përgatitjet dhe planifikimet për planin e ri të veprimit.  Ky proces nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e ngushtë me komunat e Kosovës, me theks të veçantë, me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente andaj dhe kërkoi përkushtimin e tyre dhe kapaciteteve komunale ndaj Drejtorive të Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale dhe Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Gjithashtu në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, Ministri Vitia theksoi se sipas analizës epidemiologjike, jemi duke planfifikuar lehësimin e masave parandaluese konform realitetit në terren, gjithmonë duke tentuar balancën mes shëndetit publik dhe Ekonomisë”.

Për lehtësimine masave ka dhënë më shumë detaje Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23:00 ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, njofton AKK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme