Lekaj beson se Haradinaj do të lirohet sot

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 12:22 | Nga

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se beson se shefi i partisë do të lirohet sot.

Lekaj ka theksuar për Telegrafin se fletarresti mbi të cilin është arrestuar Haradinaj është i vitit 2004, i një shteti i cili nuk ekziston.

“Të gjitha shenjat po tregojnë se Haradinaj do të lirohet sot. Shteti i Serbisë përmes këtyre akuzave po përzihet direkt në sovranitetin e Kosovës”, ka theksuar ai.

Lekaj ka theksuar se beson që shteti i Francës nuk do të marrë vendim në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, duke ditur sipas tij, se Franca është njëra nga shtetet kryesore që e ka bombarduar Serbinë dhe ka mbështetur pavarësinë e Kosovës.

“Edhe avokatët janë optimist që Haradinaj do të lirohet sot”, ka shtuar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme