Lekaj: Dhomat e Specializuara nuk kanë pse të merren me një OJQ

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i AAK-së, dhe deputeti Pal Lekaj ka reaguar lidhur me arrestimin e anëtarëve të OVL-UÇK-së dhe bastisjet në zyrat e tyre nga ana e EULEX-it.

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjykata Speciale nuk pse të merret me një OJQ.

Postimi i plotë:

Aksionet si ai i sotmi janë të papranueshme. Organet e dhomave të specializuara nuk kanë se për çfarë të merren me një OJQ. Kjo nuk u bën nder as atyre as Kosovës. Njolla mbi UÇK-në nuk mund të hedhë askush. Ajo mbetet për shekuj si ndërmarrja më sublime e popullit të Kosovës për liri.

E kemi për obligim ta mbrojmë edhe ta luftojmë çdo njeri qê tenton ta zhvlerësojë.

Rroftë UÇK dhe secili ushtarë i saj!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme