Lekaj e Matoshi përurojnë punimet në lumin Lepenc, zotohen për ruajtje të mjedisit

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 12:36 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ia “dorëzoi” përgjegjësinë për lumin Lepenc ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi’.  Me këtë rast, në mënyrë simbolike lumi u pasurua me një sasi të peshqve.

Ministri Leka tha se ky është një shembull se si mbrohet mjedisi.

 “Jemi bashkë me ministrin që të japim një shembull se si mbrohet ambienti se si mbrohen lumenjtë dhe ne sot bëmë një peshkim simbolik në lumin Lepenc që me të vërtet t’ju japim qytetarëve në lum të pastër një mjedis të pastër. E falënderoj kompaninë që ka pas kujdes por e falënderoj edhe Ministrinë e Mjedisit që ka pas një bashkëpunim të shkëlqyeshëm duke filluar nga shpronësimi, por edhe duke u përgatitur për të marrë përgjegjësinë e këtij lumi”, tha ai.

Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me këtë rast foli edhe për pajisjen e kompanive me leje mjedisore që u diskutua edhe gjatë raportimit të tij në komisionin parlamentar për mjedis.

Tha se kjo kompani do të pajiset me leje mjedisore pasi sipas ministrisë ata i kanë plotësuar kushtet për t’u pajisur me leje mjedisore.

“Jemi pak dit para përurimit të një vepre të madhe të infrastrukturës autostradës ‘Arbën Xhaferi’, në kuadër të saj është një moment i mirë që sot flasim për atë që ditët e fundit ka qenë teme dhe është temë aktuale lejet mjedisore. E dimë që Kosova ka një zhvillim të hovshëm të infrastrukturës së saj dhe përgjatë ndërtimeve të ndryshme të ndodhin në Kosovë qoftë autostrada ose ndërtime të tjera të infrastrukturës ka edhe dëmtime të mjedisit sepse është e pamundshme që të bëmë investime të mëdha edhe të mos bëmë asnjë dëmtim në mjedis”, tha ai.

Ministri Pal Lekaj i pyetur nga gazetarët nëse do të gjobitet kompania që ka shkaktuar dëme gjatë punimeve, tha se do të presin deri të përmbyllet gjendja buxhetore dhe do të dalin dhe do t’i informojnë qytetarët lidhur me këtë çështje.

“Ne jemi në përfundim të një projekti gjigant për Kosovës të nj projekti që ka një pakt pozitiv edhe në biznes por edhe në zhvillim ekonomik, dhe sa i përket punimeve ne jemi të kënaqur është e vërtet që kompania ka ngecje në bazë të kontratës që e kemi paraparë ne jemi tani në përmbyllje dhe pasi të përmbyllet edhe gjendja buxhetore edhe infrastruktura në tërësi atëherë dhe të dalim dhe do të ju informojmë për gjithë atë që ka ndodhur në këtë projekt”, tha ai.

Të ngjashme