Lekaj e Pacolli pajtohen për realizimin e disa projekteve infrastrukturore në Prishtinë

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 16:58 | Nga

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, me të cilin diskutuan për mundësinë e fillimit të një bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal, pra bashkëpunimin që mund të ketë Ministria e Infrastrukturës me Komunën e Prishtinës.

Nënkryetari Pacolli kërkoi nga Ministria e Infrastrukturës mbështetje financiare për projektet që mund të realizohen, nëse Ministria e Infrastrukturës shpreh gatishmërinë e saj për të ndarë një buxhet të arsyeshëm edhe për kryeqytetin.

Me po të njëjtën përkrahje që Ministria e Infrastrukturës u ka dhënë edhe komunave tjera të vendit, Ministri Lekaj pohoi se Ministria e Infrastrukturës do t’u japë mundësinë e njëjtë të gjitha komunave, ashtu siç edhe mban përgjegjësi. Pra, duke deklaruar se edhe Prishtina do të ketë mundësinë e njëjtë të realizimit të projekteve infrastrukturore dhe se kërkesat për bashkëpunime të tilla do të jenë çdoherë të mirëpritura, duke mos lënë anash kornizën buxhetore.

Ministri Lekaj dhe Nënkryetari Pacolli, u dakorduan që të realizohen projekte infrastrukturore në Komunën e Prishtinës.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme