Lekaj firmos kontratat për rehabilitimin e rrugës për te qendra e skijimit në Brezovicë

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se ka firmosur dy kontrata për rehabilitimin e rrugës rajonale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë, por edhe të asaj që të të dërgon te qendra e skijimit.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se Brezovica është një pikë turistike mjaft e frekuentuar prandaj edhe ka nevojë për investime infrastrukturore.

“Dy të tilla janë gati për të filluar! Nënshkrova kontratat për rehabilitimin e segmentit të parë të rrugës rajonale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë (R115) dhe ajo për tek qendra e skijimit të Brezovicës (R210)″

“Sezoni ndërtimor do të startojë me shumë punë në të gjitha anët e Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme