Lekaj i kënaqur me punimet ne autostradën e Gjilanit, premton investime anë e kënd vendit

Gjilan | 05 Pri 2019 | 11:14 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, ka vizituar disa projekte infrastrukturore të financuara nga ministria që ai drejton.

Vizita ka filluar nga punimet në autostradën e Gjilanit, ku ministri vëzhgoi nga afër punimet e kësaj autostrade dhe bashkëbisedoi me autoritetet e kompanisë “Jos Krasniqi”, raporton Ekonomia Online.

Nga këtu ministri duke e shpreh kënaqësinë e tij për punimet e autostradës, tha se kompanitë vendore për herë të parë po e tregojnë seriozitet në një projekt kaq madhor.

“Sot jemi në vizitë të punimeve të autostradës së Gjilanit bashkë me zëvendës ministrin Rexhep Kadriu, me këshilltarët, dhe me njësitin implementues të këtij projekti. Unë jam i kënaqur me punimet që janë duke vazhduar me dinamikën e tyre dhe mund të them se për herë të parë kompanitë vendore në një projekt kaq madhor po e tregojnë seriozitetin.”, tha Lekaj, raporton Ekonomia Online.

Ministri Lekaj tha se do të vazhdojnë në mbështetje të këtij projekti në mënyrë që të mbarojë në datë të caktuar.

“Ne si MİT do të jemi të vëmendshëm edhe nën mbështetjen financiare por edhe që ky projekt të kryhet në afatin e caktuar. Do të vazhdojmë me infrastrukturë anë e kënd Kosovës sepse është kërkesë e të gjithë qytetarëve që ka ndikim edhe në zhvillim ekonomik. Prandaj jam shumë i lumtur me gjithë atë që e pashë në këtë segment dhe segmentet tjera.” u shpreh Lekaj.

Ndryshe vizita e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka vazhduar edhe për disa projekte tjera.

Të ngjashme