Lekaj inauguroi fillimin e punimeve në rrugën që e lidhë Përqevën me Sferrkën

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 12:04 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i shoqëruar nga kryetari i Klinës, Zenun Elezaj dhe deputeten e kësaj ane Mirjeta Kalludra, inauguruan fillimin e rrugës që lidhë fshatrat Përqëvë dhe Sferrkë, por edhe Volljakun e Gremnikun me Prishtinën.

Lekaj me këtë rast tha se Qeveria e Kosovës mbetet e përcaktuar për ta ndryshuar pozitivisht infrastrukturën dhe dita e sotme dëshmon këtë . Ndryshimi pozitiv ndodhë duke qenë në bashkëpunim me komunat dhe kjo pamje e sotme e dëshmon këtë. Kosova është e të gjithëve prandaj jemi në Përqevë bashkë me kryetarin Elezaj, deputeten Kalludra dhe të gjithë këta banorë për t’i dhënë mbështetje zhvillimit infrastrukturor që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social të këtij rajoni.

Lekaj tha e investimi që po fillon sot, i gjatë rreth 4 kilometra me një kuotë buxhetore rreth 400 mijë euro, nuk do të jetë i fundit, duke ripërsëritur se së shpejti do të fillojnë edhe projektet si Autostrada Klinë – Zahaq, zgjerimi i rrugës Rajonale Klinë-Gjakovë dhe Autostrada e Dukagjinit.

Elezaj dhe Kalludra, e kanë falënderuar Lekajn për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe gatishmërinë e treguar në vazhdimësi, duke e vlerësuar si tejet të rëndësishme fillimin e kësaj rruge, e cila ka qenë kërkesë e kamotshme e qytetarëve të kësaj zone.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme