Lekaj inauguroi rrugën e Bërdosanës

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

I pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, inauguroi rrugën e asfaltuar të Bërdosanës. Ky projekt që ka gjatësi afër 1.6 kilometra e kosto rreth 120 mijë euro, e shkurton rrugën mes fshatrave të Gjakovës.

Të hënën po ashtu ka përfunduar edhe rruga e cila lidh Gjakovën me Deçanin. Kjo rrugë kalon pranë varrezave historike (varrezat e Jagozit), më të vjetrat në Gjakovë.

Ministri Lekaj duke i uruar qytetarët e kësaj ane tha se Ministria e Infrastrukturës është e përkushtuar që të realizoi projekte të denja për qytetarët. Deri më tani nga MI-ja janë investuar rreth 42 milionë euro në komunat e Kosovës dhe investime të tilla do të ketë edhe në vitet në vijim.

Kurse i pari i Gjakovës, Ardian Gjini, e falënderoi ministrin Lekaj dhe Qeverinë Haradinaj, për investimet e bëra në Gjakovë dhe më gjerë, duke thënë se kjo rrugë është neglizhuar nga qeverisja e kaluar, por që tash po inaugurohet falë investimeve të Qeverisë së Kosovës më konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme