Lekaj inspekton punimet për zgjatjen e pistës së aeroportit

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 13:04 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ai ka takuar drejtuesit e Aeroporti, si dhe ka vizituar punimet në zgjatjen e pistës.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se vizita e sotme në aeroport është për të parë punimet se si po vazhdojnë dhe si po implementohet ky projekt.

“Jam i lumtur që punimet po vazhdojnë me intensitet më të lartë dhe po krijojnë standarde me ndërtim të Kosovës. Ajo që mund të them për qytetarët është se aeroporti i Prishtinës në fundvitin e ardhshëm do të jetë shumë me tepër atraktiv, më i sigurt dhe që do të konkurroj me aeroportet më të zhvilluara të Evropës”, tha Lekaj.

“Ne si Qeveri e Kosovës jemi të përkushtuar që të bëjmë investime çdokund ku është e nevojshme dhe që qytetarët të ndihen të sigurt”, tha ai.

“Ky projekt është që të zhvillohet aeroporti, të jetë i konkurueshëm në rajon dhe këtë vit do të numëroj pasagjerin e 2 miliontë gjatë një viti, që është një storje suksesi e investimeve të përbashkëta. Kjo pistë do t’i shërbej zhvillimit ekonomik, qasjes së lirë të qytetarëve, dhe në këtë pistë do të aterojnë aeroplanët më të mëdhenj dhe do të kenë siguri të plotë”

“Kjo pistë e tëra do të kushtoj 32 milionë dhe do të paguhet për tri vjet. Vitin e ardhshëm do të paguhen 10 milionë, vitin 2020 paguhen 20 milionë dhe këtë vit 2 milionë e 200 mijë”, tha ai.

“Ne si qeveri jemi serioz në implementimin e projekteve dhe me kontraktorin do të jemi të kujdesshëm t’i kryejmë obligimet tona”, tha Lekaj.

Lekaj tha se qeveria nuk do të paguaj asgjë më shumë se sa që është e shënuar në kontratë.

“Si ministër i infrastrukturës them me përgjegjësi të plotë që nuk do të paguhet asnjë cent më shumë, por ne do ta bëjmë pagesën sipas kontratës dhe obligimet që kemi si Qeveri e Kosovës”, tha Lekaj.

Kryeshefi ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar, Haldun Firat Kokturk, tha se bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës është shumë i mirë dhe vazhdimisht janë në kontakt duke treguar për rrjedhojën e punës që po bëhet në aeroportin ndërkombëtar.

“Ministri Lekaj sot na vizitoi në aeroportin e Prishtinës për të parë nga afër punimet e zgjatjes së pistës dhe ne e informuam atë për punimet që janë duke u kryer. Ministri është duke u interesuar vazhdimisht për këtë projekt dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të”, tha Kokturk.

 

Të ngjashme