Lekaj-Konjufcës: Ti je kryetar i Kuvendit po Ramushi është arrë e fortë

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Deklarata e kreut të Kuvendit Glauk Konjufca, për Ramush Haradinaj, i cili mbrëmë në T7 tha se ish-kryeministri Haradinaj i ka punët shumë keq me korrupsionin dhe sipas tij, është e mundshme që i njëjti të përfundojë në prokurori, ka nxitur reagime të shumta.

Në mesin e personave që ka reaguar është edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke i thënë Konjufcës së “Ramushi është arrë e fortë”.

Armiku i diabetit është gjetur. Niveli i sheqerit bie në 4
Sipas Lekajt, Konjufca ka vazhduar me pretendime të orkestruara vetëm për ta zhvendosur vëmendjen nga keqmenaxhimi i pandemisë.

Reagimi i tij i plotë:

Glauk, tash je Kryekuvendar, më i fuqishëm por prap Ramushi është arrë e fortë.

Glauk mbramë je duke në të njejtat frekuenca valore me regjimin e Serbisë famkeqe. Edhe ata që 20 vite thërrasin, shpifin, trillojnë dhe kërcnojnë me burgos Ramushin dhe Kosovën me shpallë shtet të dështuar.

Ramushi është asht i fort që nuk thyhet! Atë që Serbia nuk mundi t’a bëjë me krimet e pretenduara gjatë luftes, tash ju po vazhdoni me pretendime te orkestruara.

Për kend dreqin po punoni.

Nuk mund ti mashtroni qytetaret me rrena për ta zhvendosur vemendjen nga keqmenaxhimi i Qeverisë Kurti, nga vjedhjet , emrimet e familjareve nipave e tezeve dhe fatkeqesisht vdekjeve e më të dashureve tanë nga Covid 19 nga keqmenaxhimi e injoranca e juaj!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme