Lekaj: Me lirimin e Ramushit triumfoi e drejta dhe pastërtia e luftës

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 10:21 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj ka thënë se më në fund triumfoi drejtësia dhe se Ramush Haradinaj do t’i kthehet familjes, raporton Ekonomia Online.

“Ramush Haradinaj do t’i kthehet familjes, do t’i kthehet Kosovës dhe e presin shumë punë për të marrë përgjegjësi. Ne jemi mjaft të gëzuar për një fakt që Ramushit iu ka bërë mjaft e padrejtë, por në fund përfundimisht përfundoj pozitivisht. I falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos diasporën, që për asnjë moment nuk iu kanë ndarë Ramushit në mbështetje morale, por edhe në vizita të kohëpaskohshme. Me këtë e themi që triumfoi e drejta, triumfoi pastërtia e luftës dhe triumfoi shteti i Kosovës”, ka thënë Lekaj.

Ai ka theksuar se Ramush Haradinaj do të kthehet sot në Kosovë.

Të ngjashme