Lekaj: Mund të ketë ndëshkime për vonimin e punimeve në “Arbën Xhaferi”

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 16:26 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se do të ketë masa ndëshkuese për “Bechtel Enca”, për mos përfundimin e projekti të autostradës  “Arbën Xhaferi”, raporton Ekonomia Online.

Lekaj shtoi se ndëshkimet nuk mund të vlejnë nëse pengesë kanë qenë kushtet atmosferike.

“Sa i përket masave ndëshkuese ne me kontratë i kemi parapa të gjitha, nëse e shohim se kushtet atmosferike s’po e lejojnë atëherë do të jemi korrektë me kompaninë por nëse nëse është e kundërta do të veprojmë njëjtë”, tha Lekaj, raporton EO.

Kreu i infrastrukturës, shtoi se nga sot s’do të ketë bllokim të rrugës.

“Prej sot rruga s’do të bllokohet, mundë të bllokohet 1 orë me së shumti. I falënderojë qytetarët që kanë pas durim për gjatë këtyre 10-12 ditëve por ky durim ka shkuar në favor të gjithë qytetarëve”, u shpreh Lekaj.

Këto komente, Lekaj i bëri gjatë vendosjes së trarit të fundit në urën e austradës “Arbën Xhaferi”.

Ministri i Infrastrukturës, e quajti këtë ditë të veçantë për vendin.

Sipas Lekajt, Kosova po merr pamje krejtësisht ndryshe. Punën e punëtorëve, Lekaj e vlerësoi shumë, duke thënë se kanë punuar me orë të tëra në urën më të gjatë në rajon.

“Nuk kanë kursyere asgjë nga vetja dhe kanë punuar 24orë dhe me këtë kemi urën më të gjatë në rajon. Kjo urë shfrytëzohet për lëvizje të lirë dhe lidhje te korridoreve dhe për zhvillim ekonomik ku urat çdoherë janë ndërtuar mes popujve dhe kjo urë sot po lidhë Kosovën me gjitha shtetet që na kanë përkrahë”, tha Lekaj

Ministri Lekaj tha se Qeveria nuk ka kursyer buxhet për nderimin e kësaj austrade, që ky projekt të përfundojë ashtu siç ishte planifikuar.

Ai shtoi se ura nuk do të përfundojë këtë vit, për shkak të kushteve atmosferike.

“Mendoj qe Kosova duket më e bukur me këtë urë, ajo që na ka shty sot të jemi këtu është kryeministri Haradinaj dhe qeveria që nuk kanë kursyer asgjë nga buxheti që ky projekt të përfundojë ashtu siç duhet dhe me afat ashtu si jemi dakorduar. Ju njoftoj se ura nuk do të përfundojë këtë vit pasi kushtet atmosferike se lejon lagështia në këtë urë që është specifikë të jeni të bindur se shumë pak kohë do të shtyhet jo më për ta mbikëqyrur por për ta uruar këtë urë për qytetarët saj. Viti që vie do të jetë vit i punishtes së infrastrukturë sepse nga ky vend po e them do e nisim autostradë shumë të madhe me gjatësi 91 km”, tha Lekaj, raporton EO.

Në anën tjetër, Riyadh Alkhazraji drejtor i Bechtel Enka, tha se kanë marrë mbështete të madhe nga Qeveria e Kosovës për këtë projekt, për të cilin sipas tij, është punuar ditë e natë.

“Jam i lumtur te jem këtu sot me ministrin Pal, skuadrën e tij dhe stafin e Bechtel Enka, ne kemi pas një mbështetje të madhe nga ministri dhe qeveria e Kosovës te festojmë këtë projekt të madh. Ka qenë një punë e madhe në kemi punuar ditë e natë”, tha Alkhazraji.

Përndryshe, Ura në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit do të jetë e gjatë 7 kilometra, e vlerësuar si ura më e gjatë në Ballkan.

Autostrada ‘Arbën Xhaferi’, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës më shumë se 600 milionë euro.

Lexo më shumë:

Të ngjashme