Lekaj nis disa projekte infrastrukturore në Klinë

Klinë | 25 Kor 2019 | 12:11 | Nga Nexmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, pas takimit brenda Komunës së Klinës me kryetarin Zenun Elezaj ka marr pjesë në fillimin e disa projekteve infrastrukturore në Klinë, ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, shkruan EkonomiaOnline.

Në një fjalë rasti Ministri i Infrastrukturës Lekaj tha se nëse nuk janë të zhvilluara komunat në infrastrukturë, nuk do të jetë as shteti.

“Jam në mesin e dy kryetarëve dhe me të vërtetë jam i përkushtuar që të kryejë obligimet që i kanë marrë ndajë qytetarëve. Sot është edhe një dëshmi që kryetarët e komunave të zgjedhurit e popullit janë të përkushtuar, atëherë suksesi nuk mungon edhe sot ne po e fillojmë një segment tjetër rrugorë dhe unë mendojë që nëse komunat nuk janë të zhvilluara nuk do të jenë as shteti as ndonjë hapësirë tjetër që të kemi përparime prandaj ne kemi zgjedhur memorandumet e bashkëpunimit në mbështetje të komunave në infrastrukturë rrugore sepse kemi parë që komunat janë bazament i zhvillimit ekonomik dhe ne nuk do të ndalemi që cdo ku, ku  është e nevojshme me kryetarët të i zhvillojmë projektet infrastrukturore,ka përfunduar Lekaj, raporton EO.

Ndërsa kryetari i komunës së Klinës Elezaj e ka vlerësuar këtë projekt si të rëndësishëm.

“Sot është një ditë e mirë jemi bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt po fillojmë projektin më pas do të vazhdojmë edhe me projektin Siqevë-Aqarevë. Aksin rrugore Ujmirë-Qepevë faza e dytë vazhdimi rrugorë është një rrugë shumë dëmtuar e cila mbështet nga ministria e infrastrukturës. Sot po fillojmë punimet më segment të rëndësishëm. Rrethrrotullimi në Klinë ku ka pas pritje deri gjatësi 2-3 km sot nuk vrehet.

Gjithashtu edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se kanë pasur nevojë për këto punime pasi që rrugët kanë qenë të dëmtuara.

“Jemi këtu në fillimin e punimeve për qytetarët e komunës së Klinës por edhe të Skenderajt është jashtëzakonisht i mirëseardhur ky projekt dhe gjitha projektet që po bëhen nëpër komunat e Prishtinës sepse me të vërtet infrastruktura jonë sidomos regjion jonë ka qenë shumë i lënë anash me të vërtetë është një projekt i qëlluar”.

Projektet që ka nisur Ministria e Infrastrukturës janë, punimet në rrugën Ujmirë – Qupevë, punimet në rrugën Siqevë – Açarevë (Klinë – Skenderaj),  punimet në urën në Smolicë të Gjakovës.

Të ngjashme